Cfarë do të thotë të humbasesh 1 kilogram dhjam?
Te humbasesh 1 kg dhjam eshte me thelle se sa duket.
Cfarë do të thotë të humbasesh 1 kilogram dhjam?
Ky artikull do na ndihmojë për të krijuar një respektivë sa e lehtë është të shtosh peshë dhe sa e vështirë të humbasësh. Dhe për këtë ne do përdorim ndihmën e matematikës. Le t’i futemi një llogarie të thjeshtë. Si je me matematikën? Dimë që 1 kg dhjam ka 7.700 kalori dhe rrjedhimisht që ne të humbasim 1 kg duhet të djegin 7.700 kalori. Në një seancë stërvitore ne mesatarisht djegim 300 kalori. Duke pasur këtë parasysh, ne duhet të shkojmë në stërvitje 25 ditë rrjesht.
Por sa e lehtë është të marrësh 300 kalori? Ne mund ti marim dhe ti tejkalojmë këto kalori vetëm duke konsumuar një snikers, i cili ka 488 kalori per 100g. Sheqeri i ëmbëlsirave, i pijeve me gaz, i pijeve energjike dhe i alkoolit është i dendur me kalori. Vetëm duke i hequr këto nga dieta jonë trupi fillon të bjerë në peshë.
Për këtë arsye ato nuk duhen konsumuar. Por është mëse e vështirë t’i rezistosh tundimit të sheqerit. Ai ndodhet kudo rreth nesh dhe është e lehtë për t’u marë. Dhe sa më shumë sheqer ne hamë nëpërmjet këtyre ushqimeve që përmendëm aq më shumë sheqer ne duam. Përse ndodh kjo ?
Kur ne hamë ushqim bashkë me ushqimin konsumojmë edhe bakteriet që janë në to. Këto baktere qëndrojnë në stomak dhe nuk largohen. Ndikimi i tyre tek njeriu është shumë i madh, ato mund të ndikojnë në personalitet, ndjenja, mendime dhe padyshim uri.
Dhe kur ti konsumon sheqer, ose ëmbelsira, e mbush stomakun tënd me këto baktere, të cilat, dhe vetë ato që të mbijetojnë kanë nevojë për sheqer, dhe sikurse bakteret në stomakun tonë kanë ndikim tek sjellja jonë, po këto baktere, të bëjnë që ti të kesh uri për ëmbelsira. Pra në vetve, ti nuk ke uri për shqer, por bakteret e sheqerit, të bejne ty të kesh uri për sheqer.
Cfarë ndodh kur ti, nuk konsumon sheqer?
Këto, baktere ngordhin, dhe uria për sheqer zhduket. Pra sa më shumë ti rezistosh nepsit për te konsumuar të embla, aq më pak nevojë do kesh për ato.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp ose hajde në palestër per te marre ndihme te vazhdueshme me keshille dhe instruksione stervitore. Planet Fitness Korce qendron ne “koka” gjate gjithe kohes qe ti je fillestar. Rregjistoru sot !