← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

CFARE DO TE THOTE TE SHENDOSHESH?

2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).

CFARE DO TE THOTE TE SHENDOSHESH?

Bëj stërvitje. Si fillim, ti mund të shtosh 3–4 kg pa problem vetëm sepse ndryshon rutinën e ditës pas një periudhe të gjatë. Pastaj, këto kile mund t’i mbash më lehtë. Gjithsesi, me kalimin e kohës, shtimi i peshës bëhet më i vështirë dhe kërkon më shumë disiplinë.

Kur them “të shëndoshesh”, e kam fjalën të shtosh masë muskulore, jo thjesht numra në peshore. Pesha e trupit tonë është dinamike dhe përbëhet nga shumë elemente.

Dhjami, muskujt, kockat, uji, ushqimi dhe mineralet përbëjnë gjithë peshën e trupit. Prandaj pesha lëviz gjatë ditës. Nëse ti peshon 70 kg në mëngjes, gjatë ditës shumë lehtë mund të shkosh 72–73 kg.

Kjo ndodh sepse ke pirë ujë dhe ke ushqim në sistemin tretës. Por kjo nuk do të thotë që je shëndoshur. Për këtë arsye, kur flasim për “t’u shëndoshur” në mënyrë të shëndetshme, flasim për shtim të masës muskulore—dhe kështu shton peshë që të bën më të fortë, më të plotë dhe më estetik.

Nëse do ndihmë

Na shkruaj ne whatsapp ose rregjistrohu ne PLANET FITNESS KORCE per te marre programe stervitore, trajner qe te qendron ne koka dhe qartesim te cdo pyetje rreth fitnesit. REGJISTORHU SOT.