← Kthehu te Artikujt Dobësim
Publikuar:

Si dobësohesh pa veshtiresi: rregulli i thjeshtë i deficitit kalorik

Shkurt, te dobesohesh nuk eshte shkence, thjesht ti mer me pak kalori se sa harxhon.

Hyrje

Humbjen në peshë e përcakton sasia e kalorive që ti merr. Kaloritë merren nga ushqimet që konsumojmë gjatë ditës dhe harxhohen me lëvizjen që bëjmë. Nëse ti merr shumë kalori (ha shumë) dhe harxhon pak (lëviz pak), ato kalori që ke marrë dhe nuk i ke harxhuar kthehen në dhjam.

Pika kryesore

Që të biesh në peshë duhet të bësh të kundërtën: të harxhosh më shumë kalori (të lëvizësh më shumë) dhe të mos hash me tepricë (të marrësh një sasi normale kalorish).

Gabime të zakonshme

Mos qëndro pa ngrënë fare. Trupi ka nevojë për ushqim që të jetë i shëndetshëm. Duhet të hash 2–3 vakte të plota dhe të shëndetshme.

Mos përdor fasting për të rënë në peshë. Fasting është metodë dietike që ka si qëllim të rrisë cilësinë e shëndetit hormonal dhe fizik, por jo domosdoshmërisht të të dobësojë.

Mos krijo pritshmëri të larta për uljen në peshë. 1–2 kg në muaj është e pranueshme; 5–10 kg në muaj është iluzion.

Çfarë të bësh sot (praktike)

3 hapa:

  1. Hiq të gjitha ëmbëlsirat, pijet me gaz, pijet alkoolike, pijet energjike dhe brumrat.

  2. Lëviz më shumë. Nëse je shumë pak aktiv, fillo me 3000–4000 hapa në ditë dhe rriti gradualisht derisa të arrish 10.000 hapa çdo ditë.

  3. Bëj palestër. Ushqimi i pastër dhe ecja duhen shoqëruar me palestër, në mënyrë që procesi të jetë më i shpejtë dhe trupi të duket më estetik (që lëkura të mos “varet”).

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp ose hajde në palestër dhe ne do të të ndihmojmë në çdo hap. Nëse je fillestar, trajnerët do të të qëndrojnë pranë dhe do të marrësh një program stërvitor të personalizuar. Regjistrohu sot në PLANET FITNESS KORÇË.