← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Metode e Re Diete : Dieta Fleksible

Metoda ideale per te rene ne peshe por ka vetem nje problem.

Hyrje

Keni dëgjuar ndonjëherë për dietën fleksibile? Para se të mendoni që po përshkruaj një dietë e cila mund të jetë çelsi për dobësimin tuaj, ju duhet të kujtoni çafrë kemi thënë ne për dietat.

Çdo dietë ka të mirat e saj dhe të këqijat. E rëndësishme është që dieta të përshtatet me ju dhe stilin tuaj të jetesës. Sepse çelsi i suksesit me një dietë është sa gjatë e mban ti atë dhe nqs një dietë është e përshtatur sipas stilit tënd të jetesës ti ke prirje ta mbash atë më gjatë.

Pra dieta fleksibile s’mund të jetë për këdo por është e aplikueshme në rraste të caktuara. Cilat janë këto raste ? Unë po përshkruaj këtë dietë dhe ti mund të shohesh nqs është për ty ose jo.

Dieta fleksibile ashtu siç vetë emri nuk ka kufizime në llojin e ushqimit që ti mund të konsumosh. Por ka kufizime në sasinë e tij.

Ne dimë që, nga nga faktorët për të rënë në peshë është defiçiti kalorik për këtë arsye edhe në dietën fleksibile ti duhet të kesh një sasi të përcaktuar kalorish.

Brenda kalorive që ti ke caktuar ti mund të hash çdo ushqim që dëshiron por pa kaluar pragun e kalorive të cilat të duhen të marësh për të rënë në peshë.

Psh. nqs ti duhet të marrësh 1200 kalori që të biesh në peshë ti mund të konsumosh dhe hamburger, ëmbëlsira, perime dhe fruta. Pra gjithçka që ti dëshiron thjesht të qëndrosh në 1200 kalori.

Në dietën fleksibile ti duhet të kesh parasysh mos përdorësh justifikimin që mund të hash gjithçka dhe të konsumosh ushqime të dendura me kalori dhe me pak vlera ushqyese.

Psh, ti vërtet mund të hash ëmbëlsira. Por një ëmbëlsirë mund të japë 300 kalori dhe ti ngelesh me 900 kalori për të konsumuar ushqimet të tjera.

Problemi në këtë rast është që ëmbëlsirat dhe ushqimet e procesuara arxhojnë shumë shpejt “kreditin” tënd kalorik. Kështu që ti mer pak ushqim, shumë kalori dhe ndjehesh i uritur.

Gjithashtu këto ushqime pothuajse s’kanë aspak vlera ushqyese dhe në mënyrë direkte ti përkeqëson shëndetin sepse smer vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Pra ti duhet të krijosh një balancë dhe të kesh parasysh çfarë ha.

Gjithashtu edhe pse dieta fleksibile të jep ty mundësinë të konsumosh çfarë të duash ti duhet të llogaritësh kaloritë. Llogaritja e kalorive mund të shihet si punë në përgjithësi.

Ushqimet llogariten duke i peshuar në peshore ushqimore dhe duke parë katalogun e ushqimeve sa kalori ka një ushqim i caktuar për sasi të caktuar.

Psh ti mund të konsumosh mish, e peshon, ai del 300g, sheh katalogun e ushqimeve dhe 300g mish kanë 400 kalori. Kështu që nga 1200 i cili është “krediti” jot ty të kanë ngelur dhe 800 kalori.

Përtej këtyre pyetja lind, a mund të dobësohen unë edhe nqs konsumoj ëmbëlsira dhe ushqim të proçesuar me dietën fleksibile?

Po, mund të dobësohesh sepse në fund të ditës për t’u dobësuar më shumë rëndësi ka sasia e kalorive, por ky dobësim nuk do ishte shumë i shëndetshëm nqs shumica e kalorive vinë nga ushqime të konservuara, proçesuara dhe me pak vlera ushqyese.

Psh 1200 kalori ti plotësosh vetëm me ëmbëlsirat dhe fast food nuk duket një ide e mir.

Në opinionin tim dieta fleksibile është shumë e mirë për individët cilët nuk duan të jenë të kufizuar në ushqimin e tyre.

Gjithashtu për individët të cilët kanë krijuar një intuitë në lidhje me sasinë e ushqimit dhe kalorive që përmbajnë ushqimiet.

Kjo intuitë shmang nevojën e llogaritjes të kalorive dhe që kjo intuitë të krijohet ti duhet të kalosh një kohë të gjatë duke llogaritur ushqimin vetë.

Praktikisht ti mund t’a bësh këtë dietë me një nutricionist i cili i njeh mirë kaloritë e ushqimeve. Ti thjesht bën foto ushqimet e pesheruara ose thjesht foto pa i peshuar dhe ja nis nutricionistit në kohë reale.

Nutricionisti mëpas të udhëzon sa kalori kanë mbetur, nqs duhet të hash më shumë ose të ndalosh së ngënien e ushqimit.

Pra është dieta fleksibile për ty !?

Shkroi : Johan Gongo

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. Planet Fitness Korce eshte ne dispozicionin tuaj per cdo pyetje qe keni. RREGJISTROU SOT NE PALENT FITNESS KORCE