← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Pse dieta jote nuk po funksionon: DIETA DRASTIKE

Lexo kete artikull para se te nisesh nje djete, mund te te shange gabime shume te medha

Hyrje

Pse dieta jote nuk po funksionon ?

Fjala “dietë” është si një banor që jeton pa qera në veshin e dikujt që është mbipeshë ose dëshiron të dobësohet. Statistikat në Shqipëri tregojnë që 28% e femrave kanë probleme me peshën.

Dhe statistikat botërore tregojnë shifra akoma më të frikshme edhe pse ne dimë çdo gjë që duhet të bëjmë për të rënë në peshë por siduket kemi vështirësi në implementimin e tyre. Dhe me shume mundësi nqs ti je pjesë e këtij grupi, duhet të kesh të njëjtin qëllim. Qoftë të heqësh 5 kg ose 10kg +

Kur ne dëgjojmë dietë direkt na shkon mendja tek një metodë ushqimore që jemi duke ngrënë pak. Dhe disa nga ne i tremben kësaj idesë.

“Unë dietat sdo i mbaj kurrë!” Tha një klient. “Kam një shoqe e cila mbajti një dietë që hante të njëjtën gjë gjithë ditën por me pakicë” Dhe filloi të ma shpjegonte. “Prsh, hante në mëngjes mollë dhe bajame ? Gjatë ditës në drekë dhe darkë hante përsëri mollë dhe bajame. Të njëjtën gjë dhe me sallatën” më tregoi.

Kështu që të mbash “dietë ” për disa mund të jetë formuar një përshtypje e gabuar.Por dieta nga rregjimi ushqimor ndyshon.

Ti mund të kesh mbajtur dietë të cilën e ke formuar vetëm, thjesht nga 1 tostë që ke ngrënë në mëngjes tani ha, gjysëm toste.

Mundësisht ke menduar që t’a heqësh darkën fare dhe ti rezistosh urisë çdo natë.

Gjithashtu ti mund të jesh bërë pjesë e grupeve të ndryshme në Facebook të cilat rekomandojnë lloje të ndryshme dietash.

Dita 1 ha këtë Dita 2 ha atë E kështu me rradhë… Por përsëri me principin që duhet të hash pak.

Këto dieta janë njësoj si dijetat e internetit, ku një faqe publikon një formë dietë dhe ja sygjeron ndjekslve të saj sepse një personazh i njohur e ka mbajtur këtë dietë dhe ka rënë 10 kg. Wow.

Por ty nuk të duhet një dietë. Ty të duhet një “regjim ushqimor” edhe pse këto fjalë janë të ngjashme. Rregjimi ushqimor për mua është si plan ushqimi që ndërtohet sipas nevojës tënde.

Regjimet e sakta ushqimore marin parasysh, punën që ti bën, aktivitetin fizik në një ditë, stresin dhe burimet e tij, gjëndjen hormonale, cilësinë e gjumit dhe shumë zakone të tjera që çdo individ ka në veçanti.

Me dieta ti mund të bihesh në peshë ndërsa me regjime ushqimore ti mund të djegësh dhjam !

Ndryshimi midis humbjes në peshë dhe djegies të dhjamit është i madh.

Nqs do mësonit diçka nga ky post kujtoni që dietë nuk është thjesht të hash pak.

Dietat e internetit nuk marin parasysh karakteristikat e tua.

Dhe ka një ndryshim midis humbjes të peshës dhe humbjes të dhjamit!

Ndryshimi midis djegies të dhjamit dhe humbjes në peshë është që, kur ne biem në peshë trupi jonë mund të heqë ujë, muskuj, dhe dhjam.

Dhe ky është një problem sepse masa muskulore është e çmuar për ne dhe nuk duhet t’a humbasim. Dhe kjo gjë arihet lehtë duke mbajtur dieta që pothuajse nuk ha fare, këto dieta të japin rezultate por të penalizojë në të ardhmen. Penalizimi ndodh sepse masa muskulore nqs bie , mund të ule metabolizmin tuaj.

Dhe është shumë e vështirë ta ndërtosh përsëri metabolizmin dhe masën muskulore pas një perjudhe 3-4 muaj me dieta drastike.

Dy gjera që janë të rëndësishme për djegien e dhjamit, masa muskulore dhe metabolizmi.

Rregjimi ushqimor është një program që mer parasysh këtë gjë duke rruajtur në maksimum metabolizmin dhe masën muskulore dhe synon që ti risë ato më shumë. Këtë gjë e bën duke ndjekur strategji bazuar në periudha. Psh çdo javë regjimi ushqimor ndyshon që ti përshtatet trupit tuaj.

Nqs dëshiron të rruash sa më shumë masën muskulore mundohu që dietat me pak ushqim mos zgjasin më shumë se 2-3 javë dhe 1-2 herë në javë të kryeni ushtrime force ose palestër për 1 orë në ditë.

Gjithashtu shmang aerobinë, kardio, hiit ose bëj vetëm 1 prej tyre një herë në javë. Pas çdo seance stërvitore sigurohu të kesh një vakt sa më të shëndetshëm të mundshëm dhe gjumi të mos neglizhohet.

Kjo këshillë është në rastin kur ti kujdesesh vetë për trupin tënd nqs një trajner do të të vrojtonte plani do ishte ndryshe.

(Probleme me dietat janë kostot )

Pra ti dëshiron të bihesh në peshë. Ky problem mund të ketë nisur vite më parë dhe ti si ke dhënë akoma zgjidhje.

Tentativa jote e parë, për të rënë peshe më një dietë drastike ka funksionuar. Ti mund të kesh humbur 10kg plus.

Por përsëri ti e ke marë atë peshë duke e prishur sado pak dietën.

Pas disa kohësh ti i shton komplet kg e humbura. E mërzitur nga ky fakt ti motivohesh përsëri të mbash një dietë të re.

Kësaj rradhe dieta të jep më pak rezultate se herën e fundit dhe ti perfundon duke menduar që dieta nuk ka qënë e mirë.

Kështu nis një cikël ku trupi jot sa vjen dhe reagon më pak për çdo dietë që ti përdor deri sa tani ti mund të humbasësh vetëm 2-3 kg për çdo dietë të re.

Dhe ti tani je konfuze? Pse s’po bie më në peshë si më parë? E kam fajin unë apo dieta ?

Mendoni dietën më drastike që keni përdorur!

Aq pak ushqim sa kishte ajo djetë mendon që mund të jetosh gjithë jetën ?

Shumica e dietave janë me pak kalori sepse në këtë formë trupi humb peshë.

Por asnjë dietë më pak kalori nuk bëhet përgjithmonë ë.

Dietat duhet të jenë të planifikuara.

Ti s’duhet të kalosh për një kohë të gjatë me pak ushqim siç e kërkon djeta.

Periudha të caktuara ti duhet të ushqehesh në sasi të caktuara.

Një progrsm i mirë ushqimor është ai i cili në fund të mëson si ta mbash atë peshe përgjithmonë.

Jo t’a marrësh përsëri!

Kështu që nqs ti lexon këtë postim mbaj 2 gjera mend!

Dietat drastike nuk funksionojnë përgjithmonë! Ato nuk marin parasysh stilin tënd të jetës !

Ti duhet të kesh një program që të mëson si ta mbash peshën për gjithë jetën.

Programi jone është i ndarë në 3 faza.

Faza e parë rregullon trupin që të reagojë përsëri.

Faza e dytë shkrin dhjamin !

Faza e 3 të mëson si ti të mbash peshën e re!

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon ne menaxhimin e regjimit tuaj ushqimor, duke ju keshilluar deri ne planifikimin personal te regjimit tuaj. RREGJISTROHU SOT NE PLANET FITNESS KORCE.