Ajo qe po nenvereson me shume : DITET E PUSHIMIT
Kur kupton qe pushimi eshte me i rendesishem se stervitja, atehere nuk je me fillestar.
Hyrje
Shkroi : Johan Gongo
Përshëndetje të gjithëve sot dua t’ju flas për “Ditët pushim dhe gjumi !” 😊
Kur ne kemi pushim, jemi të gëzuar pjesërisht nga fakti që të nesërmen në mëngjes mund të flemë pak më shumë ndoshta shumë më shumë nga ditët e tjera të punës. Por sa herë, në ditët tona pushim gjumi na del më shpejt.
Gjithashtu te premteve ose të shtunave ne mund t’ja lejojmë vetes që të qëndrojmë pak më vonë zgjuar dhe të nesërmen të flemë më shumë në mëngjes, sepse gjumi i mëngjesit na shijon shumë.
Por pasi kemi ndryshuar rrutinën në fundjavë duke fjetur disa orë ekstra në mëngjes, çuditërisht ne mund të zgjohemi me kokë të rëndë dhe ndoshta të lodhur.
Kjo gjë mund të përsëritet çdo fundjavë dhe ti se mer vesh çfarë ndodh me ty! Pse kur fle më shumë në mëngjes më dhemb koka ? Pse kur fle më gjatë nuk ndjehem më shumë e çlodhur?
Problemi është që sot nuk flitet shumë për gjumin dhe atje jashtë nuk ka informacion të mjaftueshëm ti edukojë njerëzit për gjumin.
Këtu unë kam një këshillë shumë të vlefshme për ju, bazuar në shkencën e hormoneve dëshironi ta dish ?
Ja si duhet të veprosh në ditët e pushimeve dhe gjumin.
Ti duhet të ndjekësh rritmin e hormoneve të tua. Hormonet e trupit tonë duhet të prodhohen në momente të caktuara gjatë orëve të caktuara gjatë ditës.
Por si trupi jonë e njeh vetë momentin e duhur për të prodhuar çdo hormon? Atje janë 54 hormone të cilat duhen të organizohen!
Organizimi i këtyre hormoneve ndodh nëpërmjet dritës. Drita e diellit cila hyn të syrin tonë është një tregues që trupi mbështetet për të prodhuar hormonet. Kur kjo dritë errësohet trupi mer sinjal për të prodhuar hormonet të tjera.
Gjithashtu edhe temperaturat ndikojnë në prodhimin e hormoneve, në fillimet e ditës ajo rritet dhe natën ulet.
Kur ti vendos që të flesh 2-3 orë më shumë në mëngjes, trupit tënd i prishet balanca hormonale. Duke çregulluar orën brenda tij.
Kur ti vendos të rrish natën zgjuar më shumë, errësira stimulon prodhimin e hormoneve të gjumit dhe të rikuperimit por ti prish këtë balancë duke qëndruar zgjuar dhe duke i kërkuar trupit të vazhdojë punën.
Në të njëjtën kohë natën temperatura ulet duke sinjalizuar trupit të bjerë në qetësi, por ti je në lëvizje dhe nuk e lejon trupin të përgatitet për çlodhje!
Ndërkohë që ti je 2-3 orë më shumë në gjumë, drita e diellit rritet duke sinjalizuar prodhimin të hormoneve por ti je në gjumë dhe pengon procesin.
Në të njëjtën kohë temperatura në mëngjes rritet, gjithashtu kjo sinjalizon prodhimin e hormoneve por ti je në gjumë dhe prish balancën.
Gjithçka që ti bën për të dalë nga rrutina jote duke qëndruar më shumë zgjuar natën dhe duke fjetur më shumë në mëngjes.
Çon trupin në çrregullime hormonale të cilat të bëjnë me dhimbje koke dhe lodhje.
Për këtë arsye pavarësisht që je pushim, ti duhet të mbash rrutinën tënde. Mos e ndëroni atë!
Si mendoni ? Ju çfarë keni hasur kur ndryshoni rrutinën tuaj ?
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. Planet Fitness Korce ju ndihmon ne cdo hap qe hidhni drejt nje jete te shendetshme, RREGJISTROH SOT dhe perfito nga sherbimet tona dhe dedikimi yne.