ECJA ESHTE MBRETI: Ja pse duhet te besh 10.000 hapa ne dite.
2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).
Hyrje
Ecja është mbreti i ushtrimeve !
Ti dëshiron të humbësh peshë, dhe peshë kryesisht mund të humbësh nëpërmjet regjimit ushqimor dhe planit stërvitor.
Le të qëndrojmë tek plani i stërvitjes, në botën e Fitnesit janë qindra metoda dhe ushtrime që ti mund të zgjedhësh për tu dobësuar por kjo shumëllojshmëri të bën akoma më konfuz kush është e duhura për ty.
Dikush që dëshiron të bjerë në peshë zakonisht është i motivuar nga emocionet dhe kur mer një sygjerim nga një i afërm për të zgjedhur problemin e tij, është i prirur t’a ndjekë atë sygjerim edhe nqs ky i fundit nuk është i duhuri. (Por nga t’a dish ti që s’është i duhuri)
Të gjitha ushtrimet në fakt janë të mira por varet kush i përdor dhe si i përdor. Ne kemi kërkesa dhe qëllime të ndryshme të cilat ushtrimet duhet të përputhen me qëllimin tonë.
Sikurse është e vështirë të flasësh për të gjithë në lidhje me çfarë ushtrime duhet të kryejnë, unë do flas vetëm për pjestarët e grupit tonë.
Unë kam biseduar dhe ju kam njohur dhe në përgjithësi kam parë këto probleme.
Shumica nga ju janë duke ngrënë shumë pak ! Janë duke praktikuar shumë kardio aerobi dhe hitt. Kanë stres të lartë prej punës, familjes dhe jetën shoqërore.
Vajzat që hynë në të 3 kategoritë, kanë nivele stresi të larta sepse trupi e konsideron stres të hash pak dhe të stërvitesh shumë. Dhe sa më i lartë të jetë stresi në sistem aq më shumë trupi refuzon të humbë peshë
Gjithashtu stërvitja hiit, kardio, aerobi përjetohet si një stres më vete. Ty të duhet një aktivitet fizik që nuk është i stresueshëm për trupin dhe në të njëjtën kohë të djeg kalori.
Për këtë arsye ecja quhet mbreti i ushtrimeve. Ecja nuk të ngarkon fizikisht, është ushtrim i lehtë, mund të bëhet kudo dhe të gjithë dinë ta bëjnë.
Ka raste që anetareve te palestres ju kam caktuar vetëm ecje dhe ne kemi arritur rezultate më të mira se sa aerobia ose hiti.
Tani mos më keqkuptoni. Ecja nuk funksionon sepse është magjike por sepse ajo nuk konsiderohet si stress i tepërt nga trupi. Dhe sa më pak stress ti ke aq më tepër reagon trupi ndaj humbjes të peshës.
Në përgjithësi për gratë dhe vajzat që hynë në këtë kategori, për mua ideale është 1-2 ditë ushtrime me pesha të lehta dhe rreth 8.000-10.000 hapa në ditë çdo ditë.
Shkroi : Johan Gongo.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANEET FITNESS eshte ne dispozicionin tend me gjithe stafin e saj. RREGJISTROHU SOT.