Gjenetika dhe mbipesha: A DO JESH PERGJITHMON MBI PESHE ?
2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).
Hyrje (1 paragraf i shkurtër)
Gjenetika dhe mbipesha.
Është faji i gjeneve tona që jemi mbipeshë? Kohët e fundit ne po vuajmë nga një epidemi obeziteti në gjithë botën. Dhe zakonisht fajin hedhim, gjenetikës tonë duke e justifikuar veten që s’kemi shumë në dorë për tu dobësuar dhe për të arritur qëllimin tonë sepse përsëri ne do shtojmë peshë kështu që është e kotë.
Por 60 vjet më parë, ne nuk kishim një problem obeziteti në botë dhe brënda kësaj kohë gjenetika jonë nuk mund të ndryshojë aq shpejt. Ne kemi afërsisht 6.000.000 vjen evolim, që gjenetika jonë ka ndryshuar, dhe 60 vjet janë një grimcë në këtë hapësirë kohore.
Por ajo që ka ndryshuar gjatë këtyre viteve është industria ushqimore praktikisht ti me një çokollatë mund të marrësh afërsisht 300 kalori shumë lehtë. Sasi afërsisht e njëjtë me një vakt normal në tryezë. Gjithashtu këto ushqime nuk janë të pasura me vlera ushqyese dhe s’të lënë të ngopur duke të të marë uria shumë shpejt.
Dhe praktikisht ti merr shumë kalori, shumë shpesh dhe kështu ne përfundojmë në një epidemi obeziteti ku shumë njerëz marrin më shumë kalori se sa duhet.
Pra mesazhi në këtë rast është që mbipesha është më shumë përshkak të jetës dhe rrethanave së përditshme se sa nga gjenetika jonë.
Por sikurse ne marrim këtë peshë, ashtu duam edhe ta heqim atë dhe zakonisht ndjekim dieta drastike për të pasur rezultat. -Dietat drastike mund t’i përkufizojmë si një kombinim ushqimesh, në sasi të shumë të vogël për një kohë të caktuar.
Këto dieta ndikojnë në metabolizmin tonë, duke e bërë atë të ngadaltë. Për të kuptuar si ngadalësohet metabolizmi ne duhet ta shohim ushqyerjen nga prespektiva e trupit.
Për trupin tonë objektivi biologjik është të mbijetojë. Metabolizëm janë të gjitha proçeset biokimike dhe jetësore që ndodhin të nivel qelizor dhe jo vetëm, për të siguruar vazhdimin e jetës. Këto proçese ne vetvete kërkojnë domosdoshmërisht energji për të funksionuar. Psh zemra që pompon gjakun, sistemi tretës që përthith ushqimin, sistemi nervor që na sinjalizon, prodhimi dhe funksionimi i hormoneve etj.
Në momentin që ti ha ushqim dhe mer energji normale, gjithçka është në rregull. Në momentin që ti e tepron me ushqimin dhe mer më shumë energji se sa ke nevojë, trupi e rruan atë në dhjam. Nqs ti mer energji mjaftueshëm pra ha mjaftueshëm gjithçka është e sigurt dhe s’ka pse trupi të merakoset për të ardhmen.
Duke pasur të gjithë këtë parasysh, fakti që ne jemi mbipeshë dhe përdorim dieta drastike, trupi jonë mer pak energji. Tani ai e shikon këtë proçes si rrezik për mbijetesë.
Dhe fillon të shfrytëzojë mekanizma të caktuara që të parandalojë sa më shumë humbjen e energjisë sepse në të ardhmen kështu siç kemi nisur, energjia mund të mungojë dhe ne mund të jemi në rrezik për mbijetesë.
Shumë kohë më parë, pothuajse gjatë gjithë jetës tonë me evolucion, ushqimi nuk ka qënë sa herë i disponueshëm dhe ne kemi qënë në rezik serioz për të mbijetuar nga uria.
Për këtë arsye trupi jonë ka ndërtuar disa mekanizma që ne t’i mbijetojnë urisë.
Në momentin që ti nuk ha ushqim, trupi mbron veten nga humbja në peshë, duke ngadalësuar të gjitha proçeset metabolike në mënyrë që të përdorin më pak energji.
Për këtë arsye nqs ti mban një dietë herët a vonë humbja në peshë do zvogëlohet.
Në momentin që mbaron dietën, nis faza e restaurimit. Trupi ve menjëherë peshën e marë sepse bëhet më i mirë në përthithjen e energjisë nga ushqimi.
Për këtë arsye kur ti mbaron një dietë, menjëherë vendos peshën e humbur.
Dhe pasi ke shtuar përsëri peshë, trupi rrit numrin e qelizave dhjamore për të ruajtur më shumë dhjam që në të ardhmen t’a përballoj më lehtë nqs ndodh një tentativë për të humbur peshë.
Për këtë arsye shumë individë pas diete jo vetëm shtojnë peshën e humbur por edhe marin më shumë kg se sa ishin më parë dhe e kanë më të vështirë të bien përsëri.
Çfarë duhet të kesh parasysh ti është që mbipesha nuk është kryesisht, gjenetike dhe kalimi nga një dietë në një dietë ngadalëson metabolizmin tënd dhe ta bëni ty më të vështirë të humbësh peshë.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon ne cdo hap qe ju hidhni drrej rruges se fitnesit. Duke ju qendruar ne koka gjate stervitjes dhe duke ju udhezuar ne cdo moment.