GJUMI: Artikulli qe sdo ta lexosh ndonjehere ne jeten tende.
2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).
Hyrje
Gjumi.
Gjumi është faktori kryesor për të pasur një jetë të shëndetshme dhe nqs dëshiron të dobësohesh ti fillimisht duhet të jesh i shëndetshëm.
Ti sa herë mund të bësh pyetjen “si mund të dobësohesh?” dhe para se të kërkosh ndihmë diku për të marë përgjigje, pyejt veten “cfarë po bëj unë gabim që po qëndroj mbi peshë apo s’po heq dot ato kg e fundit?”.
Dhe menjëherë mendja jote do të përgjigjet çfarë je duke bërë gabim dhe çfarë mund të rregullosh që tani për të pasur rezultat.
Dhe një pengesë ku pothuajse të gjithë kemi problem është gjumi sepse sot 1 në 2 vetë sot marin më pak gjumë se sa kanë nevojë.
Nqs ti dëshiron të biesh në peshë dhe të rregullosh cilësinë e jetës në përgjithësi ti duhet të krijosh zakonet të shëndetshme gjumi!
Gjendja emocionale dhe produktiviteti.
Nqs je tip emocional dhe acarohesh shpejt, duke rregulluar gjumin ti rregullon dhe gjëndjen tënde emocionale.
Gjithashtu gjumi të ndihmon me produktivitetin gjatë ditës, nqs ti punon në një kompani të caktuar dhe fle pak gjatë natës, kjo të bën ty që në punë të zgjedhësh detyra më të lehta duke shmangur punën që duhet të bësh.
Drejtuesit dhe gjumi.
Është vënë re tek drejtuesit e kompanive që ata të cilët marin më pak orë gjumë janë më pak të pëlqyer nga punëtorët e kompanisë.
Kjo sepse sjellja e tyre është e prerë, e shkurtër pasi nuk kanë “nerva ” të merren ose të dëgjojnë kolegët. Kjo sepse ata kanë vemendje të pakësuar.
ADHD dhe nxënësit.
Mungesa e gjumit mund të japë të njëjta efekte si sëmundja adhd. Dhe shpesh herë individët që diagnostikohen me këtë sëmundje thjesht kanë mungesë gjumi. Marim në këtë rast nxënësit e shkollave.
Një fakt interesant për nxënësit e shkollave është vënë re që kur nxënësit marin 1 orë më shumë gjumë në mëngjes ata shmangin aksidentet rrugore.
Thënë ndryshe tek një shkollë mësimi u shty 1:30 duke nisin në 9:00 nga 7:30 që ishte më parë. Dhe u vu re që aksidentet rrugore, u pakësuan me 70% dhe nxënësit ishin më të prirur për të marë informacion dhe rezultate më të mira.
Produktiviteti. Produktiviteti haset në të gjitha aspektet e jetës tënde, jo vetëm në punë. Pra nqs ti dëshiron të zgjidhësh sa më shumë punë, duhet t’i japësh vetes më shumë orë gjumë.
Qelizat kanceroze dhe Alzheimer.
Qelizat kanceroze shtohen kur ti nuk fle mjaftueshëm gjumë kjo sepse trupi humbet imunitetin ndaj tyre, gjithashtu dikush që fle në përgjithësi pak, ka më shumë mundësi të vuajë nga sëmundjet e Alzheimerit në të ardhmen.
Obeziteti dhe mbipesha.
Mungesa e gjumit gjithashtu ndikon edhe tek obeziteti, individët të cilët marin më pak gjumë se sa duhet, kanë tendencën që të konsumojnë më shumë kalori gjatë ditës.
Kjo varion 100-300 Cal në ditë, dhe në një vit ti përfundon me 4-6 kg dhjam më shumë. Përtej kësaj individët që flenë më pak kanë tendencë që kaloritë që marin më shumë ti marin nga ushqime jo të shëndetshme.
Gjumi dhe zemra.
Gjithashtu është vënë re që individët të cilët flenë më pak kanë tendencë të hasin probleme me zemrën. Kjo është parë kur ora ndryshon në verë.
Në kohën kur ne flemë 1 orë më pak gjatë verës sepse ka ndryshuar ora, problemet me zemrën rriten rreth 24%. Gjithashtu në dimër kur ne flemë një orë më shumë problemet me zemrën ulen rreth 24 %.
Gjumi është aq i rëndësishëm sa nqs ti qëndron 20 orë pa gjumë, konsiderohet që trupi jot është në të njëjtën gjëndje sikur ke qënë i alkoolizuar.
Çfarë mund të bësh ti për të rregulluar sasinë dhe cilësinë e gjumit?
Caktoi një rrutinë gjumi dhe qëndroi besnik sa të mundesh. Ti duhet të flesh dhe të ngrihesh në të njëjtën orë çdo ditë. Ideale do ishte të flije para orës 12 dhe të zgjohesh sa herë në të njëjtën orë edhe nqs je ditë pushim.Rutina e gjumit duhet të qëndrojë e njëjtë pasi hormonet tona funksiojë më mirë kur rrutinë të qëndrueshme. Konsumo ushqim 2 orë para se të flesh dhe mos konsumo yndyrna. Të flesh me barkun plot prish cilësinë e gjumit sepse trupi merret me tretjen dhe jo me rikuperimin në gjumë dhe yndyrnat duan më shumë kohë të treten se çdo ushqim tjetër. Mos konsumo kafe pas orës 2, kafeina në trup duhet 8 orë që të pastrohet dhe prish cilësinë e gjumit. Para se të flesh ti duhet ta kesh pastruar trupin nga kafeina. Mos përdor pajisje elektrike 1 orë para se të flesh. Paisjet elektronike me dritën që lëshojnë gënjejnë syrin dhe trurin që është akoma ditë duke shtyrë kohën që trupi vendos të lëshojë hormonin e gjumit. Ereso dhomën 1 orë para se të flesh, një ambjent i errët jep sinjalin që erdhi koha për gjumë. Duke mbajtur dhomën me pak dritë para se të flesh gjumë ti do biesh në gjumë më lehtë.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE mund tju ndihmojme me strategji dhe keshilla se si ju mund ta rregulloni gjumin tuaj. RREGJISTROHU SOT !