E Verteta Qe Jo Te Gjithe E Dine : Ti mund te jetosh pa konsumuar karbohidrate gjithe jeten tende!
Trupi i dashuron karbohidratet, por ne te njejten kohe mund te jetoje pa to.
Hyrje (1 paragraf i shkurtër)
Karbohidrate? Nqs mendojmë për këtë fjalë mund të na shkojë mendja tek ëmbëlsirat, tek frutat ose perimet por me shumë mundësi për tek ëmbëlsirat. 😂
Ëmbëlsirat janë ato të cilat ne në përgjithësi i duam shumë, dhe arsyeja përse rregjimi jonë ushqimor prishet dhe shtojmë në peshë.
Konsumi i ëmbëlsirave nga shumë prej nesh përdoret si një menyrë për të luftuar stresin ose për të kaluar ato ditët e vështira të muajit për vajzat.
Por pavarësisht sa shumë ne i duam ato, karbohidratet janë i vetmi burim ushqimor pa te cilat trupi si ka te domosdoshme për të mbijetuar.
Po! Trupi jonë s’ka nevojë për karbohidrate për të mbijetuar, ato s’janë të domosdoshme. Kjo do të thotë që, nqs ne nuk hamë karbohidrate dhe të konsumojmë vetëm proteina dhe yndyrna, trupi tonë mund t’ja dalë më së miri.
Për këtë arsye dietat “Keto” janë të njohura. Këto dieta janë me 60-70% yndyrna dhe 30-40 % proteina. Pothuajse pak ose aspak karbohidrate në rregjimin e tyre.
Arsyeja pse karbohidratet nuk janë të domosdoshme është sepse trupi mund të prodhojë energjinë e tyre nëpërmjet yndyrnave. Karbohidratet janë të zëvëndesueshme por s’mund të themi të njëjtën gjë për yndyrnat.
Yndyrnat janë të domosdoshme për balancën hormonale, nqs kjo balanca hormonale nuk ekziston, trupi përjeton probleme të ndryshme.
Gjithsesi, edhe pse karbohidratet nuk janë të domosdoshme ato përsëri luajnë një rrol të rëndësishëm në trupin tonë. Një nga funksionet e tyre është përballimi i stresit.
Po! Karbohidratet, ulin nivelin e kortizolit i cili është një hormon që ngrihet kur ne përjetojmë stress. Për këtë arsye nqs ne kemi kryer një stërvitje intensive, pas kësaj stërvitjeje nqs konsumojmë karbohidrate, stresi i stervitjes përballohet më lehtë.
E njëjta gjë ndodh edhe për problemet sociale dhe psikologjike, konsumoni i karbohidrateve ndikon në reduktimin e stresit.
Tani, si mund ta aplikosh këtë informacion në jetën e përditshme?
Nqs ke stress dhe dëshiron të konsumosh diçka të ëmbël, konsumo fruta. Frutat gjithashtu kanë karbohidrate por ato përmbajnë edhe fibra. Në këtë formë frutat të japin karbohidrate që të ulësh stresin në të njëjtën kohë të japin dhe ngopje që mos konsumosh më shumë ushqim.
Sikurse trupi jonë si ka të domosdoshme karbohidratet, konsumi i ëmbëlsirave është i pavlefshëm në rradhë të parë dhe në radhë të dytë ëmbëlsirat nuk të japin ndjesinë të ngopjes, kështu që ti mund të hash sasi të mëdha kalorish.
Përtej kësaj, ëmbëlsirat kanë sheqer industrial. Sheqer ky i cili është i vështirë të tretet nga trupi dhe në mënyrë indirekte e streson akoma më shumë trupin dhe ti hyn në një cikël pa shpresë.
Ti ha ëmbëlsira sepse je e stresuar dhe ke etje, ëmbëlsirat nuk të japin djesinë e ngopjes dhe mer më shumë kalori, sheqeri i ëmbëlsirave të rrit më shumë stresin sepse nuk tretet dot, stresi i rritur të jep etje për më shumë ëmbëlsira dhe ti mer më shumë kalori.
Dhe herës tjetër kur hypim në peshore, skandalizohemi!
Ha fruta në vend të ëmbëlsirave 😊
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër, PALNET FITNESS KORCE eshte nje palester e dedikuar per te ndihmuar te gjithe anetaret e saj. Ne ndodhemi ne korce dhe jemi ne dispozicionin tuaj. Ju presim !