← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Karbohidratet s’të shëndoshin: por mënyra si i ha, po

“Mos ha bukë se shëndoshesh.” E ke dëgjuar? Po s’është kaq e thjeshtë.

Hyrje

Në disa raste, karbohidratet mund të jenë po aq të rëndësishme sa proteinat kur bëhet fjalë për performancë dhe ndërtim muskujsh. Trupi i përdor si burim energjie, edhe truri funksionon kryesisht me glukozë (energji nga karbohidratet), sidomos kur je aktiv dhe stërvitesh rregullisht.

Pika kryesore

Karbohidratet janë energji. S’janë armik, por nëse nuk i përdor si duhet, shumë lehtë kthehen në problem.

Sasia dhe momenti kur i konsumon bëjnë diferencën.

Karbohidrate të mira (për energji “të pastër”): patate, oriz, tërshërë, fruta dhe perime.

Karbohidrate që shpesh prishin dietën (sepse janë të lehta për t’u tepruar): ëmbëlsirat, brumrat e rafinuar, pijet me sheqer.

Gabime të zakonshme

Konsumi i ëmbëlsirave në sasi të mëdha. Vetëm duke i ulur ose hequr ëmbëlsirat, shumë njerëz shohin rënie të peshës dhe largimin e ndjesise se fryrjes (sepse ulen kaloritë dhe sheqeri i tepërt).

Konsumi i ëmbëlsirave “se ke neps”. Sa më shumë i shmang, aq më pak t’i kërkon trupi, sepse trupi dhe shija përshtaten me kohën.

Justifikimi i vetes me ëmbëlsira (“sot e meritova”, “jam me stres”, “jam në dasëm”). Ëmbëlsirat nuk janë “helm”, por kur bëhen zakon i përditshëm, dëmtojnë dietën, rrisin peshën dhe të prishin energjinë e ditës.

Çfarë të bësh sot (praktike)

3 hapa.

  1. Hiq bukën ose përgjysmoje sasinë e saj. (Shumica e njerëzve hanë më shumë bukë sesa u duhet.)

  2. Konsumo karbohidratet para dhe pas stërvitjes, sepse aty të shërbejnë më shumë. Në mëngjes, shmang sasi të mëdha, sidomos nëse nuk je aktiv.

  3. Ha vaktin e fundit rreth 2 orë para gjumit dhe në darkë mbaje pjatën kryesisht me proteina + perime. Nëse do karbohidrate në darkë, mbaji të vogla dhe “të pastra” (p.sh. pak oriz/patate), jo sheqer e brumëra.

Nëse do ndihmë

Na shkruaj në WhatsApp ose regjistrohu në PLANET FITNESS KORÇË. Ne jemi vazhdimisht në dispozicionin tënd për të të udhëzuar sipas nevojave, stilit të jetës dhe objektivit që ke. Regjistrohu sot!