Cila eshte metoda me e mire stervitore ?
Si te stervitesh, cfare metode te perdoresh, sa metoda ka dhe kush eshte e pershtatshme per ty ? Te gjitha keto ne kete artikull!
Hyrje
Gjatë dekadave të fundit kanë dalë libra nga autorë të ndryshëm që flasim për metoda të ndryshme stëervitore. Këto metoda reklamohen si më të mirat për të ndërtuar masë muskulore dhe një trup të bukur. Secila flet me zë të lartë që ajo është r duhura dhe të tjerat nuk funksionojnë. Për dekada me radhë pyetja nqs duhet të punosh me pesha të lehta apo pesha të rënda, qarkullon në botën e fitnesit dhe asnjë herë s’ka parë përgjigje përfundimtare.
Kjo ndodh sepse njerëzit janë të veçantë në llojin e tyre, ajo çfarë funksionon për ty nuk funksionon për tjetrin kështu që ti duhet të bësh atë që përshtatet më lehtë. Thënë kjo, le të hedhim pyetjen pse metodat stërvitore nuk duhen marë si absolute.
Kur ti ndyshon program sheh menjëherë rezultatet që 3 javët e para, kjo ndodh sepse trupi kur mer stimuj të rinj ai ritet më shumë. Në momentin që ti ndyshon program, je duke marë një stimul të ri. Dhe metodat kështu funksiojnë, ato janë të sukseshme jo sepse në thelb kanë diçka të veçantë por sepse trupi është i ndërtuar në atë formë që për tu zhvilluar dihet të ketë varjetete në stërvitje.
Në vitet 70 bodybuilderat stëerviteshin tradicionalisht duke u bazuar në së shumti në stërvitje voluminoze, 20-25 sete për vetëm një grup muskujsh. Kjo metodë u bë e njohur fal Arnoldit i cili e punonte gjoksin e tij me stërvitjen voluminoze. Por kujdes, mos mer shëmbull Arnoldin për të rritur gjoksin tënd. Le ti kthehemi historisë, gjithashtu në këto vite, filozofë dhe shkencëtarë të rinj nxorën metoda stërvitore si “Detyrë e rëndë” ose “ Heavy Duty” që ishin komplet kontraversale për kohën.
Kjo stërvitje kositonte në intesitet, ndryshe nga çfarë ishin mësuar bodybuilderat që të bëni shumë sete për një muskul, në metodën e re duhet të kryesh vetëm një set deri në dështim dhe kjo ishte e mjaftueshme që të nxisje rritjen. “DETYRË E RËNDË” U BË e njohur pasi dha rezultate të shkëlqyera. Por e rithemi që, ajo nuk pati sukses sepse ishte në vetvete e veçantë por sepse të gjithë në ato vite ishin mësuar vetëm me metodën voluminoze dhe kur i hodhën në metodën me intesitet të larë, trupi i tyre mori stimul të ri dhe u përshtat.
Ky është një këndvështrim se si ti mund t’i shohësh metodat që ne do diskutojmë në këtë libër. Metodat për ritje muskulare Metoda Bullgare Lodhje paraprake Detyre e rende Sistemi ëider Marsi I vështirë Super avash Pozicioni I kontraktimit Kontraktimi statik
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. Tegjitha keto metoda jane sqaruar ne artikujt e tjere te palesters, RREGJISTROHU SOT NE PLANET FITNESS, palestra me e mire ne KORCE!