Ndryshimi midis motivimit dhe disiplinës.
2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).
Hyrje
Pse po e nis stërvitjen, ndryshimi midis motivimit dhe disiplinës?
Zakonisht kur dikush nis stërvitjen është i motivuar përshkak se ka ndodhur diçka ditët e fundit. Psh mund të jetë bullizuar për peshën e tepërt ose tallur për trupin e dobët. Ose thjesht ka parë një figurë fitnesi në rrjetet sociale dhe dëshiron të arrijë trupin e tij. Të gjithë në fillim duan që t’i futen me kokë palestrës, duan të bëjnë 6 herë në javë, seanca të forta stërvitre.
Problemi është që motivimi nuk zgjat, dhe kur të bjerë ti do ta lesh palestrën. Gjithashtu lodhja intesive që do kesh marë nga stërvitja do ndikojë tek humori jot. Sepse për dikë që ka kohë dhe s’ka bërë hiç stërvitje në jetën e tij, dhe më pas bën një ndryshim drastik duke filluar 6, herë në javë palestër, mund të shkojë në atë pikë sa që ti vijë ushqimi në goja kur do të nisë përsëri stërvitje.
Të këshilloj të marrësh hapa të vegjël dhe aq sa e ndjen ti të nevojshëm. Edhe një herë një javë mjafton për të nisur ndryshimin, pasi ti të jesh gati mund të nisësh 2 herë në javë, pastaj 3 dhe kështu me rradhë.
Një zonjë vjen dhe kërkon që të nise stërvitje, ajo ishte mbi peshë 110 kg dhe e kishte të qartë çfarë donte. Ajo kërkoi që të stëerviteshe vetëm një herë një javë dhe asgjë më shumë. Kur po i tregonin palestrën i shihte veglat me frike dhe njerzit që po ushtroheshin me ndrojtje. Gjithesi 1 herë në javë për të ishte e pranueshme. Kaq sakrificë mund t’a bënte.
Ajo vazhdoi kështu për disa muaj, dhe mëpas vetë kërkoi që të shkonte në stërvitje 2 herë në javë, më pas 3 herë. Gradualisht asaj po i shikonte stërvitja dhe filloi të bënte ndryshime dhe të vinte me dëshirën e saj. Gjithsesi 2 vitet e para ajo nuk humbi asnjë kilogram. Por ishte vazhdimisht aktive nëpër eventet sociale që zhvillonte palestra.
Psh mbledhja e fundvitit etj. Kështu ajo u shoqërizua me pjestare të tjerë të palestrës dhe u njoh me ambjentin. Nuk kaloi shumë dhe viti i 3 ishte viti i ndryshimit të saj. Duke u dobësuar dhe forcuar gradualisht, dhe deri sa sot e ksaj ditë vazhdon e pavarur e angazhuar në sporte si hiking dhe çiklizëm me një trup të dobët dhe të shëndetshëm.
Pra s’është nevoja te marrësh me nxitim. Ne trajnerët shpesh gabojmë duke përciellë mesazhin që të jesh i motivuar dhe duhet të bësh këtë gjë dhe atë gjë sipask këtyre pikave ejt. Çdo njeri duhet t’i japë kohë vetes. Stërvitja është për gjithë jetën jo për të bërë 1 vit dhe ta lemë.
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju qendron te koka dhe ju ndihmon te ecni ne rrugetimin tuaj te dobesimit. RREGJISTROHU SOT NE PALESTER.