← Kthehu te Artikujt Stërvitje
Publikuar:

Periodizimi: Artikulli i vetem qe e shpjegon ne Shqiperi!

Kenu nis gjithcka na planifikimi i stervitjes, nqs nuk di ku ta fillosh mesimin tend rreth programimeve stervitre, ky artikull do te te ndihmoje !

Hyrje

Periodizimi është planifikimi I stërvitjes bazuar në metoda shkencore pëe të aritur një gjëndje fizike sa më optimale në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Ideja e perjodizimit është që ti nuk mund të stërvitesh njësoj gjithë kohën. Nqs stërvitesh gjatë gjithë kohës njëlloj do ngelesh në nvend pa pasur progres. Zakonisht sportstët ecin me plane 1 vjecare stërvitore.

Periodizimi I stërvitjes shmang stërvitjen e tepërt ku trupi fillon bie në masë sepse ka punuar shumë, gjithashtu periodizimi shmang perjudhat që ti ke aritur një gjëndje që ske më progres. Periodizimi haset në cdo program sportiv dhe cdo sport ka metodikën e vetë të periodizimit. Në këtë libër ne do flasim specifikisht për periodizimin e bodybulderave dhe do mësojmë si të planifikojmë stërvitjen, do shpjegojmë metoda stërvitore dhe teknika të ndryshme që do ngarkojnë muskujt.

Duke periodizuar stërvitjen tonë ne do ti japim trupit mjaftushëm pushim për të pastruar lodhjen, mjaftushëm nxitjë të rëja për të mos u mërzitur me të njëjtin program. Periodizimi është ndarja e nje plani stërvitor në pjesë më të vogla dhe më të menaxhueshme që quhen cikle. Makrocikle janë cikle të mëdhaja zakonish përfshijnë 1 vit ose më shumë.

Mesocikle janë cikle brenda makrocikleve të dedikuara perjudhave specifike në stërvitje. Sic mund të jenë perjodha që risim forcën, masën ose kryejmë prerjen. Mikrocikle janë seanca stërvitore që futen nën mesociklet dhe tregojnë intesitetin nga dita në ditë.

I gjithë celsi I periodizimit është të alternohet volumi, intesiteti, shpëjtesia e përsëritjeve, pushimi etj. Të gjitha këto ndihmojnë që ti japin trupit stimuj të vazhdueshëm për tu adaptuar. Këto varietete gjatë programit stërvitor do të ndihmojë për ta majtur veten të motivuar gjë që zakonisht është me e vështira prej të gjithave

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE eshte ne dispozicionin tuaj dhe e gatshme tju ndihmoje me programe stervitore dhe ushqimore, kur ti vjen ne palester, tajneri te qendron ne koka dhe te sherben ne cdo moment. RREGJISTROHU SOT !