← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Proteina: sekreti per te luftuar urine dhe tonifikuar trupin

Ke uri gjithe diten? Problemi nuk eshte somaku por nuk ke ngrene proteina.

Hyrje (1 paragraf i shkurtër)

Askush nuk mund të “fitojë” kundër urisë, por mund ta menaxhojë atë. Zakonisht, proteinët dhe yndyrnat të mbajnë të ngopur për më gjatë, sepse treten më ngadalë dhe të japin ndjesi ngopjeje më të qëndrueshme.

Pika kryesore

  • Duhet të hash proteina, sepse proteinat kanë nevojë për më shumë kohë që të treten dhe të përthithen nga organizmi. Kjo e ul urinë. Ndryshe mund ta themi që proteinat kanë indeks ngopjeje të lartë. Provo të hash 5 vezë të ziera dhe krahasoje me 1 pjatë makarona: me shumë mundësi, te veza e 2–3 do ngopesh.
  • Proteinat gjenden kryesisht te mishi, bulmeti dhe vezët. Gjithashtu gjenden në sasi më të vogla te farat dhe arrat.
  • Një njeri “normal” zakonisht duhet të marrë rreth 60–100 g proteina në ditë.

Gabime të zakonshme

  • Konsumi i pak ose aspak ushqimeve me proteina.
  • Shmangia e konsumit të mishit për arsye subjektive: “thjesht s’më pëlqen”.
  • Konsumi i shpeshtë i ushqimeve me karbohidrate të larta, sidomos kur shoqërohen me pak proteina.
  • Mendon se “vetëm sallatë” është zgjidhje.

Çfarë të bësh sot (praktike)

3 hapa:

  1. Merr 60–100 g proteina në ditë. Praktikisht, kjo mund të përkthehet si: 2 vezë, 1 gotë qumësht / pjatë kos, dhe 1 racion mishi sa gjysma e pëllëmbës. Nëse do t’i konsumosh këto vazhdimisht dhe do të bësh aktivitet fizik, trupi yt do ndryshonte dukshëm dhe uria nuk do ndihej.

  2. Shmang mëngjeset me shumë karbohidrate (brumëra, sheqer) dhe mos ha me zor herët; ha mëngjes kur të vijë uria, jo thjesht sepse duhet ngrenë.

  3. Mos qëndro asnjë ditë pa marrë produktet bazë: mish – vezë – bulmet.

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp ose hajde në palestër. PLANET FITNESS KORÇË është në dispozicionin tënd për këshilla dhe dieta. Regjistrohu sot në palestër dhe kombino ushqyerjen e shëndetshme me një plan efektiv ushtrimesh.