← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

PSE DIETAT DESHTOJNE ? : Mendo cdo diete qe ke mbajtur, kjo eshte arsyeja pse nuk ka funksionuar.

Dietat online nuk jane te sukseshme, dhe dietat qe te jep inteligjenca artificiale deri diku jane te pa aplikueshme, ja perse ndodh kjo, lexo artikullin dhe mesoje.

PSE DIETAT DESHTOJNE ?

Nqs mendojnë për dietat, mund të na shkojë mendja tek diçka që ka një fillim dhe një mbarim, që ka një tendencë të kufizojë ushqimin në një formë ose në një tjetër dhe që na ndihmon të humbim peshë?

Shumë njerëz pasi mbarojnë dietën e tyre dhe arrinë qëllimin e caktuar, ata mezi presin të ushqehen siç ushqeheshin para se të fillonin dietë. Disa njerëz të tjerë kur mbarojnë dietën nuk dinë çfarë duhet të bëjnë më pas ?

Dhe ajo çfarë ndodh është që ne rimarrim përsëri kilet e humbura. Disa statistika tregojnë që 80% e njerëzve marim përsëri peshën e humbur pas një viti, pas dy vitesh ky numër shkon në 85% dhe pas tre vitesh në 95%.

Pra vetëm një 5% e njerëzve që kanë humbur peshë janë në gjëndje ta mbajnë atë peshë të humbur. Në shumicën e rasteve pjesa më e madhe e individëve jo vetëm që e rimer peshë e humbur por ai shton akoma më shumë peshë se herën e parë.

Për këtë arsye në Bio Diet dhe Planet Fitness Korce, përfshin në programet e dobësimit jo vetëm humbjen në peshë por edhe mirëmbajtjen e asaj peshe.

Kështu që pasi mbaron dieta, ne kemi një plan të dytë çfarë duhet të bëjmë pasi ka mbaruar dieta që mos shtojmë më peshë.

Ne më vonë do diskutojmë teknika të ndryshme se si ne të rruajmë peshën e humbur por në fillim ne duhet të vazhdojmë të kuptojmë më shumë si funksionon trupi për të kuptuar këto teknika.

Pra për ta përmbledhur, dietat nuk funksionojnë sepse ne dietën tënde nuk perfshihet një program i cili të mëson të mbash peshën tënde e cila është pjesa më e rëndesishme, por vetem perfshihet pjesa ku ti ta humbasësh peshën dhe kjo është e pa vlefshme pasi kur ti mbaron dieten menjeherë i merr keto kg te humbura.

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon me dieten tuaj dhe programin stervitor. Rregjistrohu sot për të nisur rrugetimin tend ne shendet dhe fitness.