Sa shumë aktivitet fizik është i mjaftueshëm ?
2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).
Sa shumë aktivitet fizik është i mjaftueshëm ? Shkroi : Johan Gongo
Lidhja midis shëndetit dhe performancës është shumë e vogël. Thënë ndryshe, nqs ti vrapon 40 km s’do të thotë që ke shëndet të mirë. Në fakt vrapuesit e garave të gjata pas një farë moshe shfaqin probleme me zemrën e tyre. Sportistët profesionistë janë gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e parametrave të tyre shëndetësore fizikë dhe psikologjikë nga ekspertë. Kjo sepse ata e shtyjnë veten në limitin e kapacitetit fizik të njeriut Dhe kur trupi i një sportisti punon në kapacitet të plotë për shumë vite, është më afër rrezikut për dëmtim sesa trupi i një njeri që bën aktivitet fizik për shëndet.
Por sa shumë aktivitet është e shëndetshme për ne ? Kësaj pyetje është e vështirë t’i përgjigjesh sepse ndryshon për çdo njeri, por unë e kam një rregull gishti. Unë do të thoja, aktivitet fizik i shëndetshëm për ne është aq shumë sa Kodi ynë gjenetik e ka të programuar.
Çfarë dua të them unë me këtë ? Gjatë miliona viteve evoluimi, trupi jonë është përshtatur ndaj natyrës. Ne kishim nevojë të gjuanim pre për të mos vdekur nga uria. Dhe nevoja për të kërkuar ushqim na mbante gjallë dhe në lëvizje. Kërkimi për ushqim të detyronte të kishe një nivel fitnesi të caktuar. Dhe kështu me kalimin e kohës ne vumë limite në ADN duke programuar një gjendje fizike optimale. Por 100 vitet e fundit ne s’kemi shumë nevojë të lëvizim
Çdo ushqim e kemi tek dera e shtëpisë ose një telefonatë larg. Kështu trupi ynë është dobësuar. Ne kemi arritur në atë pikë sa që nuk mund të mbajmë dot peshën e trupit tonë duke kryer një pompë, ngjitur shkallë ose duke u ngritur në hekur tek.
Kështu që një përgjigje e mirë për pyetjen tonë “sa shumë aktivitet fizik duhet” mund t’i japim duke thënë (dhe kjo ndoshta është një fillim i mirë): “aq shumë sa të fitojmë muskujt që janë në gjëndje të përballojnë peshën e tyre të trupit”.
Të kesh muskujt e fortë deri në atë pikë sa të kontrollojnë peshën e trupit, gjatë jetës të përditshme thjesht të bën ty të shkathët. Kjo shmang situata ku ti mund të kesh vuajtje të pa nevojshme.
Por si mund ta rifitosh ti këtë forcë nqs do të ngresh peshën e trupit në hekur për shembull? Në YouTube ti ke një video pikërisht për të zgjedhur këtë problem. Linkun e gjen KËTU .
Nëse do ndihmë
Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. PLANET FITNESS KORCE ju ndihmon me ambiente te posacme vetem per vajza dhe ambiente te perbashketa, RREGJISTROHUNI SOT ne PLANET FITNESS KORCE per te marre programin tuaj stervitor dhe ndihme te vazhdueshme.