← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

SI DUHET TE PROGRAMOJME VAKTET?

2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).

Si duhet të programojmë vaktet tona?

Programimi i vakteve ka rëndësi kryesisht në dy raste.

Ne rastin e mengjesit ose darkes dhe para ose pas stervitjes!

Gjatë ditës ti duhet të programosh që yndyrnat më së shumti të konsumohen në mëngjes dhe në sasi të vogla tek vaktet e tjera.

Kjo sepse yndyrnat duan pak më shumë kohë për trupin tonë që ti tresë duke i bërë ato ideale për mëngjesin.

Nqs ti i konsumon yndrynat në mëngjes ty do të të marë uria më vonë dhe do jesh më shumë rezistent ndaj rrutinës ditore.

Por kjo karakteristikë e yndyrnave vjen si një thikë me dy presa. Sikurse yndyrnat treten ngadalë, ato nuk duhen të konsumohen para stërvitjes dhe para gjumit pasi pengojnë në proçeset e këtyre të fundit.

Unë do ju sygjeroja një vakt mëngjesi plot me yndyrna dhe proteina.

Një vakt dreke kryesisht me proteina, karbohidrate dhe me pak yndyrna.

Dhe një vakt darke pa yndyrna.

Por programimi i vakteve tona s’ka mbaruar me kaq, unë po ju them dhe një informacion bonus qe e implementoj vetem tek klientet e mi!

Si ti programoni vaktet tuaja kur ushtroheni?

Pike së pari ju duhet të dini një gjë. Trupi jone i duhen 24 ore qe te mare nje vakt dhe ta ktheje ne energji per stervitje.

Kështu që nqs ju sot hani keq, nesër në stërvitje do performoni keq ! Kujtoni qe duhet ngrene 1 dite para mire per te pasur mjafueshem energji per stervitjen e neserme.

Por gjithashtu vakti para stervitjes ka shume rendesi edhe pse ai nuk procesohet plotesisht. Ky vakt eshte i rendesishem me shume per nivelet e sheqerit ne gjak, ne menyre qe ti te shmangesh trullosjet, dridhjet ose zbehjet ne fytre gjate stervitje.

Pra si ti programojmë ne vaktet bazuar në kohën kur stërviteni?

Nqs ti stërvitesh, duhet të hash 90 minuta para një vakt të mirë me proteina dhe karbohidrate, kjo për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak sic e thame me lart.

Më pas para se te te nise stervitja (jemi duke folur per stervitje peshëngritje) 30 min para ti mund të konsumosh diçka shumë të lehtë dhe të vogël si një kubet chokollatë e zezë ose nje frut. Kjo eshte opsionale pasi disa mund te kene stomakun delikat dhe mund ti qetesoje konsumi i ushqimit kaq afer me te ushtruarit.

Cfare duhet te hame pas stervitjes?

Pasi kryeni stërvitjen ( këtë ja u sygjeroj brenda 30min) është e rëndësishme të konsumoni diçka sa në shpejt të jetë e mundur. Kjo për t’i dhënë trupit sinjal që servitja ka mbaruar.

Edhe pse ne e dimë kur është seti ose përsëritja e fundit, trupi në vetvete nuk e njeh këtë moment. Trupi gjatë stërvitjes futet në një fazë lodhëse, dhe që të dalë prej kësaj faze ti duhet të konsumosh diçka të vogël që ai të kuptojë që tani erdhi momenti i ushqimit dhe rikuperimit dhe tani duhet të dalë nga faza “lodhëse”.

Më pas…

Pas stërvitjes dhe pas “sack-ut” të vogël, ti duhet të hash një vakt të mirë dhe shumë të shëndetshëm. Ky duhet të jetë vakti më i plotë dhe i pasur me vlera ushqyese se çdo vakt tjetër.

Ti duhet te dish qe pas stervitjes trupi eshte i prirur te trete dhe te perthithe me shume vlera ushqyese ne krahasim me cdo moment tjeter te dites. Kjo do te thote qe vakti pas stervitjes shfrytezohet ne maksimum nga trupi, kjo na ben ne te kemi me shume rezultat dhe te zhvillojme me shume masen muskulore.

Praktikisht:

Mëngjesi : Sa më shumë proteina dhe yndyra. (Prodhimet e bulmetit, fara dhe ara, avokado, vaj ulliri).

Para stërvitjes: 90 min para konsumo një vakt me karbohidrate dhe proteina, shumë pak yndyrna. ( Perime, fruta dhe mishra të ndryshmë)

Para stërvitjes: 30 min para ( një kubet çokollatë të zezë ose një frut)

Stërvitje - asnjë ushqim, vetëm ujë.

Pas stërvitjes: 0 në 30 min pas, konsump një frut ose diçka të vogël. ( banane ose protein shake)

Pas stërvitjes: 30-60min pas, Konsumo vaktin në të shëndetshëm të ditës. ( Perime dhe mishra të ndryshëm)

Darka 2-3 orë para se të flesh: Pak ose aspak yndyrna, vetëm proteina dhe karbohidrate. ( Jo fara dhe ara, jo ushqime me yndyrë, pak prodhime bulmeti, mundësht perime, fruta, pak mish).

Nëse do ndihmë

Na shkruaj në WhatsApp ose regjistrohu në PLANET FITNESS KORÇË. Ne jemi vazhdimisht në dispozicionin tënd për të të udhëzuar sipas nevojave, stilit të jetës dhe objektivit që ke. Regjistrohu sot!