← Kthehu te Artikujt Shëndet
Publikuar:

Si të fle mirë ?: Cudi si keto informacione nuk jane bere te aksesueshme me pare.

Hapa praktike si te rregullosh gjumin, cdo hap i kryer me sukses do te te afroje drejt nje cilese te larte rikuperimi.

Si të fle mirë ?

Gjumi është i pari në çdo regjim. Imagjino në më shumë se 6 milion vite evoluim, ne kemi pasur përherë nevojë të bëjmë mbi 7 orë gjumë për të funksionuar mirë. Ti duhet të fillosh të flesh herët dhe të zgjohet herët. Është e vetmja mënyrë.

Pse ble ushqime të shëndetshme ose suplemente të shtrenjta kur ti nuk ke disiplinë të flesh që në orën 10? Ato kanë efektin të tyre të rëndësishëm, por kur vjen puna për stërvitje, raporti qëndron 1 stërvitje /2 rikuperim. Në qoftë se ti nuk rikuperohesh plotësisht, nuk je gati për stërvitjen e radhës.

Dhe sigurisht s’ka asnjë saunë, terapi masazhi, drogë apo substancë e cila të rikuperon ty më shumë sesa gjumi. Fillo të flesh shpejt dhe të zgjohesh shpejt. Duhet të caktosh një orar dhe të ndjekësh atë rutinë. Truri dhe trupi yt do të funksiononjë më mirë. Por si t’ja bëjmë në rastet kur duam të flemë shpejt por nuk na zë gjumi ?

Ti mund të manipulosh ambjentin në mënyrë që të të sjellë gjumin më shpejt. Fillo duke errësuar dhomën 1 orë para dhe qëndro në të. Sigurohu që temperatura e dhomës mos jetë shumë e lartë sa të djersish por mjaftushëm sa të durosh një mbulesë. Hiq nga përdorimi telefonin, kompjuterin, iPad 1 orë para gjumit. Hiq nga priza të gjitha dritat e kuqe si televizorin dhe vendos telefonin në aeroplanin mode.

Le ti shpjegojmë të gjitha me në detaj pse dhe si ? Pse manipulimi i ambientit funksionon ? Sepse trupi ynë është reagon ndaj stimujve të jashtëm. Si e kupton ai kur duhet të flejë dhe të zgjohet kur nuk ka pasur orë më parë ? Ai e kupton këtë gjë nëpërmjet temperaturës të dhomës dhe dritës. Arsyeja kryesore pse ty të del gjumi në mëngjes është sepse syri jot percepton dritën dhe trupi jot ndjen temperaturën që po rritet sepse djelli po lind. E njëjta gjë ndodh dhe anasjelltas, kur errësohet gjithashtu temperatura ulet, në këtë moment trupi fillon të vihet në gjumë nëpërmjet një hormoni që lëshon që quhet melatonina.

Pse duhet të flemë shpejt? Gjithçka është çështje hormonesh. Hormonet janë substanca kimike që depozihen të trupin tonë dhe nxisin proçese të ndryshme biologjike. Shumë nga këto hormone funksionojnë duke i bazuar tek drita dhe temperatura. Për shembull në qoftë se jashtë errësohet, në sistemin tonë hidhet hormoni i gjumit, ky hormon të bën ty të fërkosh sytë dhe të hapësh gojën.

Duke u orientuar nga drita dhe temperatura, trupi ynë mban një orë të brendshme biologjike, ai e di kur duhet apo nuk duhet të depozitojë një hormon të caktuar në trup. Për shembull hormoni i rritjes kap pikun e tij zakonisht në orën 10 të darkës. Ky hormon është përgjegjës për zhvillimin e përgjithshëm të trupit. Sa më shumë të depozitohet ky hormon, aq më të mëdha bëhen gjymtyrët tona dhe muskujt tanë.

Për këtë arsye ti duhet të flesh shpejt në qoftë se stërvitesh. Ti duhet të kapësh këtë orë që të shfrytëzosh në maksimum hormonin e rritjes.