← Kthehu te Artikujt Stërvitje
Publikuar:

Si te shtoj shpejtesine ?

Trajneret tane sna i tregojne sekretet e pergatitjes fizike, nqs ti je nje sportist dhe deshiron ta marresh vete situaten e dore, ate here ky artikull te meson si te shtosh shpejtesine!

Si te shtoj shpejtesine- Per Atletet dhe Sportistet?

Shpejtësia rritet duke punuar distanca të shkurtra me intesitet maksimal dhe kohë pushimi të gjatë. Përkthyer në praktikë ti duhet të vraposh distanca nga 30-150m me shpejtësi maksimale dhe me 3-5 minuta pushim ndërmjet tyre. Por shpejtësia ka nëndarje të tjera siç është shpejtësi regjistenca.

Si mund të përkufizohet shpejtësi rezistenca ? Pik së pari në duhet të përkufizojnë çfarë është shpejtësia ?

Shpejtësia është distanca e përshkruar nga pika A -B për një kohë sa më të shkurtër. Ndërsa shpejtësi rezistenca është afërsis jote për ta mbajtur shpejtësinë maksimale sa më gjatë të jetë e mundur ? Por kujt i themi shpejtësi maksimale ? Nqs ti do vrapoje sprint një distancë të drejtë 100m, gradualisht shpejtësia jote do arrinte kulmin dhe pastaj do binte përsëri.

Shpejtësia maksimale është kulmi i shpejtësisë më të lartë që ti mund të vraposh, dhe nqs ke rezistencë shpejtësi ti mund ta mbash më gjatë dhe konstant këtë kulm. Nqs ti dëshiron të stërvitësh shpejtësi rezistencën duhet të kryesh distanca 100-300 m me intesitet nën maksimal dhe kohë pushimi 2-4 minuta.

Tre llojet e fibrave muskulore, burimi i shpejtësisë dhe rezistencës. Muskujt e tu janë të ndërtuara nga fibra të holla muskulore më të vogla sa një fie floku. Ato janë të mbledhura bashkë fie fie dhe formojnë tufa muskujsh dhe tufa tufa muskujsh formojnë tufa më të mëdha muskujsh deri sa formohen muskujt që ti sheh me sy dhe mbështillen nga lëkura.

Sigurisht që nën lëkurë ka nerva, vena, arterie, kapilarë por nqs i shohim me kujdes fijet muskulore dallojmë 3 karakteristika të veçanta të tyre. Këto karakteristika ju kanë dhënë dhe emër këtyre fibrave siç quhen fibrat e shpejtësie, fibrat e rezistencës dhe fibrat neutrale. Nga vet emri i fibrave ti mund të kuptosh funksion e tyre.

E veçantë midis këtyre fibrave është ngjyra e tyre. Fibrat e shpejtësie janë të bardha, të rezistencës janë të kuqe. Kurse neutralet janë fibra që rrinë në gadishmëri për tu konvertuar në të bardha ose në të kuqe sipas nevojave të trupit. Fibrat e bardha punojnë shpejt, prodhojnë shumë energji por lodhen shumë shpejt. Fibrat e kuqe janë e kundërta, ato punojnë ngadalë prodhojnë pak energji por nuk lodhen shpejt.

Atletët ju përshtaten sportit të tyre duke i zhvilluar fibrat përkatëse. Speintjerët zhvillojnë më shumë fibrat e bardha ndërsa marsronierët zhvillojnë më shumë fibrat e kuqe. Me kalimin e kohës trupi jot vendos se çfarë duhet të bëjë me fibrat neutrale, ti ktheje të shpejta apo rezistente ?

Si të shtosh masën muskulore duke pasur parasysh karakteristikat e fibrave muskulore? Ti mund të përdorësh njohuritë e fibrave muskulore për të dhënë një stimul më të mirë rritjes muskulore. Ne dimë që për të zhvilluar muskujt duhen përdorur metoda të ndryshme për t’i dhënë vazhdimisht stimuj të ndryshëm muskujve që të përshtaten dhe të rriten. Nqs ti do më shumë masë zhvillo të dyja llojet e fibrave muskulore.

Ne thamë që muskujt janë në formë tufash, mundohu të stëervitësh të gjitha llojet r fibrave në këto tufa që të fryhet çdo fibër dhe të kontribuojë në masë më të madhe .

Ja si mund t’a bësh praktikisht këtë? Për të zhvilluar fibrat e bardha, provo stervitjen pleomrtrike. Kjo szlervitje është shperthyese dhe e shpejtë psh fibrat e bardha të gjoksit ti mund t’i zhvillosh me pompa ku në ajër troket duart. Gjithashtu shpinën mund t’a stëervitësh duke bërë hekur tek (hekur gjimnastikor) me duartrokitje, qofshin këto pull ups ose chin ups.

Këmbët ti mund t’i stërvitësh me kërcime të ndryshme, juping squats. Në Youtube do vendosim disa video . Nqs dëshirojmë të stërvisim fibrat e kuqe ne mund të kryejnë ushtrime me një temë të ngadaltë. Psh bench pres ku 5 sekonda është ulja dhe 5 sekonda është ngritja.

Nqs ke nevoje per ndihme

Shkruaj në WhatsApp ose hajde në palestër dhe ne do të të ndihmojmë në çdo hap. Nëse je fillestar, trajnerët do të të qëndrojnë pranë dhe do të marrësh një program stërvitor të personalizuar. Regjistrohu sot në PLANET FITNESS KORÇË.