← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Teoria e % standarte te dhjamit, ja cfare ste kane thene asnjehere rreth dhjamit kokeforte!

Teoria e % te dhjamit tregon se si dhjami 'kokforte' nuk largohet dhe cfare duhet te besh ti qe ta heqesh ate.

Si te largosh dhjamin.

Ne jemi mërzitur nga dhjami kokëfortë që nuk na largohet nga trupi edhe përse ndjekim dieta dhe bëjmë aktivitet fizik.

Ju nuk keni fajë sepse informacioni që kërkoni nuk ja u jep njeri pasi shumë kompani suplementesh dhe dietologë duan të përfitojnë nga gjendja juaj dhe t’ju shtrydhin lekët .

Unë sapo shkrova një material rreth arsyes përse nuk largohet dhjami në trup dhe pasi t’a keni lexuar këtë gjithçka do jetë më e qartë.

Kush e dëshiron këtë material të më shkruajë në messenger një “unë”.

Niveli standard i dhjamit, është një teori për metabolizmin e pranueshme gjerësisht. Ajo sygjeron që trupi i njeriut mban një nivel dhjami standart për ne. Çdo njeri e ka të ndryshëm këtë nivel dhe ky nivel përcaktohet nga shumë faktorë si, stili i jetesës, aktiviteti, gjenetika, zakonet e të ushqyerit etj.

Psh nqs ti je dikush që këto 10 vitet e fundit ke 18 përqindje dhjamore, me shumë mundësi ky është niveli standard i dhjamit për trupitn tënd. Përqindjen dhjamore kryesisht e vendosin hormonet në trupin tonë, më saktë hormoni i urisë, Leptina.

Ky hormon sekretohet nga qelizat dhjamore në trup dhe luan rolin e një termostati. Kur ne vendosim temperaturën e një dhome 25, termostati në rast se ftohet ambjenti prodhon ajër të ngrohtë për ta rritur temperaturën dhe e kundërta në rast se ngrohet më shumë ambienti, ai fillon të fusë ajër të ftohtë që t’a ulë temperaturën në 25°.

Kështu funksion edhe Leptina, ne momenti që qelizat dhjamore zvogëlohen, Leptina ulet që ne të kemi uri dhe të hamë më shumë, në rast kur qelizat dhjamore rriten, Leptina ritet që ne të kemi pak uri dhe të hamë më pak. Kështu rruajmë një nivel standard të përqindjes dhjamore në trup.

Duke pasur këtë ndërmend, ne kuptojmë përse disa njerëz pasi ndjekin dieta drastike për disa javë dhe humbasin 10-15 kg dhe mbarojnë dietën, më pas i shtojnë menjëherë këto kg të humbura. Kjo sepse ata kanë humbur shumë shpejt peshën dhe nivelin standard të përqindjes dhjamore dhe trupi kërkon ta rikthejë atë.

Trupi rikthen këtë nivel standard duke ulur leptinën që në mënyrë direkte rrit edhe urinë. Gjithashtu trupi ngadalëson metabolizmin duke ulur djegien e kalorive gjatë ditës dhe në fund ai përthith më lehtë kaloritë nga ushqimi. Ky është një mekanizëm mbrojtës për trupin ndaj humbjes në peshë.

Sa herë që ti përpiqesh të futesh në dieta drastike dhe të pa kontrolluara, ky mekanizëm mbrojtës forcohet më shumë duke e bërë shumë më të vështirë humbjen në peshë dhe shumë më të lehtë marrjen në peshë.

Për këtë arsye njerëzit që përdorin shpesh dieta janë më të shëndoshë në përgjithësi, jo sepse dietat të shëndoshin, kjo është e pamundur sepse do shkelte ligjet e fizikës por këta njerëz shëndoshen sepse pasi mbarojnë dietën, ata i rikthehen menjëherë mënyrës së ushqyerjes të mëparshme nga që vetë dieta është shumë e vështirë për tu mbajtur.

Në fund ata marrin menjëherë peshë dhe shpesh shëndoshen më shumë se sa ishin më parë.

Për këtë arsye ti duhet të konsultohesh me një nutricionist ose dietolog i cili mund të të japë një rregjim të kontrolluar dhe jo të ndjekësh dieta interneti ose ti formoni dietat vetë.

Por duhet të keni kujdes sepse edhe specialistët mund të përdorin këtë informacion në mënyrë që ju të jeni të varur prej tyre

Një pikë e fortë e programit tonë në BioDiet është pjesa ku ne mësojmë klientët tanë të rruajmë njëherë e mirë peshën e trupit që kanë humbur dhe mos kenë më nevojë për një dietolog.

Nqs ti more diçka të vlefshme nga ky material, ndaje grupin tonë Sekretet e dosimit për gra dhe vajza, me një shoqe 🤗

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. RRegjistrohu sot ne PLANET FITNESS KORCE dhe mer keshilla dhe programe te personalizuara. Planet Fitness Korce eshte ne sherbimin tend!