← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Teoria e dobësimit, një prespektivë ndryshe!

2–3 fjali përmbledhje (shfaqet në listë dhe në Google).

Teoria e dobësimit, një prespektivë ndryshe!

Ti duhet të shtosh masë muskulore që të dobësohesh. Çdo 1 kg muskul është i detyruar të djegë 6-10 kalori në orë. Duke rritur masën muskulare, ti rrit edhe djegien e kalorive. Muskujt e mëdhenj janë të detyruar të hanë më shumë për të qëndruar gjallë dhe funksionalë. Le të bëjmë pak matematikë! Zakonisht ne kemi 30-50% masë muskulore në trupin tonë. Për shembull dikush që peshon 65 kg dhe ka 35% masë muskulare, pra 23 kg muskuj, ai për një orë do djegë minimalisht 140 kalori.

Në qoftë se ne e shtojmë masën muskulore me 3 kg, kjo masë do të djegë minimalisht 160 kalori në total, përfshirë dhe muskujt ekzistues për 1 orë dhe për 24 orë ai do të djegë 3000 kalori pa bërë gjë.

Pra idea është që ne të rrisim metabolizmin tonë duke rritur masën muskulore dhe masa muskulore të djegë dhjam gjatë ditës në favorin tonë, edhe pse ne jemi duke parë televizor. Ne kemi folur në një artikull më parë që 1 kg dhjam ka 7700 kalori. Në qoftë se ne rrisim masën muskulore 2-3 kg, brenda 2 javëve duke parë televizor 2 kg dhjam digjen për të furnizuar muskujt.

Por 2-3 kg muskuj janë të vështirë për t’u vënë, ama jo e pamundur. Pasi ti të kesh vënë një masë muskulore, mund ta mbash atë gjithë jetën për aq sa është e mundur sepse pas moshës 30 vjeç në përgjithësi masa muskulore humb me 1% çdo vit. Pra, është e vështirë për t’u ndërtuar, por e lehtë për t’u mbajtur. Në këtë mënyrë ti s’do ta shikosh më veten tënde mbi peshë.

Ti se duron më trupin tënd, ka dalë jashtë normave. Çdo ditë e sheh në pasqyrë dhe nuk të pëlqen pamja. Pavarësisht detyrimeve në punë dhe në familje ti krijon kohë për të ndryshuar trupin tënd.

Kur ti vendos të ndryshosh, një nga pengesat më të çuditshme që do të hasësh janë njerëzit e afërm. Ata bëhen pengesë dashur ose pa dashur. Këta njerëz të tundojnë dhe të shpërqëndrojnë nga qëllimet e tua.

Eshtë mjaftueshëm për të të përgëzuar rreth iniciativës që ke marë për t’i vënë gjërat në vijë duke ditur sa e vështirë mund të jetë jeta. Vështirësitë e jetës janë pa limit dhe ti je një krijesë e limituar.

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër. RRegjistrohu sot ne PLANET FITNESS KORCE dhe mer keshilla dhe programe te personalizuara. Planet Fitness Korce eshte ne sherbimin tend!