← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Pse Uji Eshte Arsyeja Qe Spo Bie Nga Pesha?

Peshorja leviz cdo dite me 1-2 kg plus ose minus, por keto jane thjesht ujra dhe ushqime ne sistemin tretes.

Hyrje

Trupi yt përbëhet kryesisht nga ujë, dhe pjesa tjetër nga muskuj, kocka dhe dhjam. Pesha ndryshon çdo ditë sepse këta elementë nuk janë kurrë në të njëjtën sasi nga dita në ditë. Në shumicën e rasteve, elementi që “lëviz” më shumë është uji, prandaj kur sot peshon 1 kg më shumë ose 1 kg më pak se dje, zakonisht është uji ai që ka ndryshuar dhe nuk ka pse të shqetësohesh.

Pika kryesore

  • Pesha është dinamike çdo ditë. Luhatjet 1–2 kg janë normale dhe nuk duhet t’i marrësh si rezultat “të vërtetë”. Rezultati real duket më qartë çdo 3–4 javë.
  • Pesha ndryshon edhe nga ajo që ke ngrënë. Ushqimi që konsumon qëndron në sistemin tretës dhe “rëndon”. Kjo do të thotë: nëse nuk konsumon një vakt dhe peshon më pak, nuk do të thotë që ke humbur dhjam; thjesht ke më pak ushqim në stomak dhe zorrë.
  • Stresi ndikon direkt në peshë, sepse trupi mban më shumë ujë. Edhe te femrat, gjatë ciklit, pesha mund të rritet për shkak të mbajtjes së ujit. Pra, nëse pesha ndryshon 1–2 kg brenda 24 orëve, mos e merr si provë që ke shtuar muskuj ose ke humbur dhjam (ose anasjelltas).

Gabime të zakonshme

  • Peshohesh çdo ditë dhe stresohesh.
  • Ndryshon dietën menjëherë sapo sheh një luhatje 1–2 kg brenda ditës.
  • Nuk konsumon mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

Çfarë të bësh sot (praktike)

3 hapa:

  1. Konsumo rreth 2 L ujë çdo ditë, dhe deri në 3 L nëse bën palestër (sidomos kur djersit shumë).

  2. Mbaj një rutinë fikse të peshimit: nëse do të peshosh, bëje në mëngjes, pas tualetit dhe para ushqimit—dhe shiko mesataren javore, jo një ditë të vetme.

  3. Përdor kripë jo të rafinuar (p.sh. kripë Himalaje), por gjithmonë me masë, sipas ushqimit dhe djersitjes.

Nëse do ndihmë

Na shkruaj ne watsapp, ose rregjistrohu ne paleter. Per fillestaret ne kujdesemi jashte mase duke i keshilluar dhe qendruar tek koka. Rregjistrohu sot dhe mer programin tend stervitor falas.