← ← Kthehu te artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Yndyrnat, funksioni i vërtet i tyre!

Yndyrnat nuk jane te keqija, ato nuk te shendoshin pergundrazi yndyrnat jane te domosdoshme, por kujdes pasi ka dhe disa yndyrna jo te shendetshme.

Yndyrnat, funksioni i vërtet i tyre!

Ti mund të kesh provuar lloje të ndryshme dietash dhe përsëri nuk ke arritur të bihesh në peshë. Kjo është shumë frustruase për ty, dhe të bën të kalosh nga një dietë në dietë, duke kërkuar dietën që është perfekte për ty.

Kur një mikeshë të flet për dietën e re që ajo po ndjek dhe të tregon sa kg ka humbur, ti menjëherë dëshiron ta provosh atë djetë. Por kur mer guximin të nisësh dietën ti je gjysëm e sigurt që ajo do funksiojë sepse dështimet me dietat e mëparshme kanë mbjellë dështimin në mëndjen tënde.

Fatkeqësisht rekomandimet për djeta nuk bëhen sipas standardeve të duhura. Ato nuk marin parasysh shumë faktorë siç është një nga më të rëndëshmit, BALANCA HORMONALE.

Nqs hormonet tona nuk janë të balancuara, trupi jonë nuk reagon ndaj dobësimit sado e mirë të jetë dieta.

Por ti sot mund të bësh një hap shumë të vogël por me një ndryshim të madh, për të ndihmuar hormonet e tua për tu prodhuar shëndetshëm, pa paguar gjë, pa u munduar dhe pa bërë analiza!

Çfarë mund të bësh ? Komento poshtë nqs dëshiron të të dërgoj një mesazh si mund të ndihmosh prodhimin e hormoneve dhe balancën hormonale.

Përshëndetje ___ Përshëndetje, ju jeni kurioze si mund të ndihmoni trupin tuaj të prodhojë hormone dhe të ruajë balancën hormonale. Duke ruajtur balancën hormonale ne kemi më shumë shanse për të patur sukses me dietat tona.

Një dietë e sukseshme ndodh vetëm kur hormonet tona janë të shëndetshme. Ti këtë gjë mund ta bësh duke konsumuar 30% të kalorive të tua, me yndyrna të mira.

Këtu më poshtë keni disa sygjerimet ushqimesh nga ju mund t’i merrni yndyrnat e mira.

viçi me yndyrë • qengji • mish derri • shpendë me lëkurë • kokosit • gjalpë • djathë • produkte qumështi me yndyrë të plotë • Arra • avokado • vaj ulliri • vaji i shafranit me oleik të lartë • vaj luledielli • gjalp kikiriku • arra makadamia • të verdhat e vezëve • bajame • arra • fara luledielli • fara liri/vaj liri • farat e susamit • palos • farat chia • vaji i farave të rrushit • majonezë

Personalisht, unë do t’ju sygjeroja që yndyrnat ti konsumonin në mëngjes dhe asnjëherë para stërvitjes ose para gjumit. Një vakt që unë do e preferoja do isht djathë me avokado dhe kos me fara (liri+chia+luledielli) Gjithashtu edhe 1 lugë vaj ulliri essëll.

Sikurse avokadoja është një komoditet që s’mund ta kesh çdo mëngjes. Ti mund ta zëvendesohet me vezë të zjera.

Pra mos harroni, yndyrna janë të domosdoshme për prodhimin e hormoneve!

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp / hajde në palestër.