← Kthehu te Artikujt Ushqyerje
Publikuar:

Yndyrnat: Pse duhen me shume se cdo gje tjeter, jo, nuk jane te demshme!

Yndyrnat ndihmojne ne prodhimin e hormoneve, ato nuk te shendoshin!

Hyrje (1 paragraf i shkurtër)

Yndyrnat nuk janë të këqija dhe nuk të “shëndoshin” automatikisht. Përkundrazi, ato të ndihmojnë të menaxhosh urinë dhe mund të përmirësojnë cilësinë e shëndetit kur konsumohen në sasinë e duhur.

Pika kryesore

  • Burimet kryesore të yndyrnave janë: farat dhe arrat, vaji i ullirit, ullinjtë, avokado; dhe në sasi më të vogla edhe mishi dhe bulmeti.
  • Konsumo yndyrna sepse yndyrnat shërbejnë për të ndërtuar hormone të ndryshme. Femrat zakonisht kanë një balancë hormonale delikate dhe konsumi i yndyrnave ndihmon që kjo balancë të jetë më e shëndetshme. Edhe te meshkujt, yndyrnat janë të rëndësishme: testosteroni dhe hormonët e tjerë lidhen me një gjendje të mirë ushqimore. Nëse trupi ka mungesë të theksuar të yndyrës dhe dieta është shumë e varfër në yndyrna, prodhimi hormonal dhe zhvillimi i masës muskulore mund të ndikohen negativisht.
  • Një njeri mund të marrë rreth 40–60 g yndyrë në ditë për të plotësuar nevojat bazë kjo perkthehet ne : 1 lugë fara chia me kos, 5-7 ullinj, 1/2 avokado, 150g salmon me 1 luge vaj ulliri dhe një grusht me fara dhe arra.

Gabime të zakonshme

Shmangia e yndyrnave për një kohë të gjatë shpesh sjell ulje të cilësisë së shëndetit dhe rrit dëshirën për ushqime të pashëndetshme (sepse bie ngopja).

Çfarë të bësh sot (praktike)

3 hapa:

  1. Kujdes me farat dhe arrat. Janë të mira, por duhen konsumuar në sasi modeste, sepse janë shumë kalorike.

  2. Largo majonezën nga konsumi i përditshëm. Ajo ka shumë kalori dhe zakonisht vjen nga yndyrna jo cilësore.

  3. Konsumo yndyrna në mëngjes (në masë të kontrolluar), sepse të ngopin dhe të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë gjatë ditës.

Nëse do ndihmë

Shkruaj në WhatsApp ose hajde në palestër per te marre sherbimin me te mire te mundshem ne boten e fitnessit dhe shendetit, PLANET FITNESS KORCE eshte ne dispozicionin tuaj, rregjistrohu sot !